Kush është Rrustem Mustafa – Remi?

Kronika December 06, 2018 - 22:35
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Rrustem Mustafa (Remi) është komandanti i parë që është ftuar nga Gjykata Speciale si dëshmitarë në seancën që do të mbahet me 14 janar të vitit 2019. Mustafa ishte komandant i Zonës Operative të Llapit gjatë luftës në Kosovë, shkruan “Zëri.info”.

Mustafa ka lindur në fshatin Përpellac të rajonit të Llapit në vitin 1971. Me nofkën Remi ai ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës në Kosovë në vitin 1998-1999, duke shërbyer kështu si komandant i Zonës Operative të Llapit.

LEXO EDHE: Për çfarë krime lufte ishte dënuar Rrustem Mustafa?

Pas luftës Remi ka shërbyer edhe në TMK për tu inkuadruar më pas në politikë si pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. Ai ishte deputet gjatë tri legjislaturave në Kuvendin e Kosovës.

Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit konsiderohet si person i padëshirueshëm në Amerikë.

Mustafa në vitin 2013 së bashku me dy të dënuar tjetër u dënua me 13 vjet burgim në

rastin “Grupi i Llapit”, vendim i ndërmarrë nga një grup gjykues i EULEX-it.

Më pas Gjykata Supreme i uli atij dënimin në vetëm katër vite burgim. 

Pas luftës Remi ishte i përfolur edhe për pasurimin e shpejtë të tij ku në vitin 2015 në deklarimin e pasurisë në Agjencion Anti-Korrupsion ai kishte deklaruar një truall me sipërfaqe prej 1 mijë e 600 metrave katror që vlente 500 mijë euro.

Ndër të tjera Mustafa është i inkuadruar në listën e personave nga Kosova të cilëve u ndalohet hyrja në SHBA. /ZËRI