Aksident i rëndë trafiku në Veternik

Kronika December 04, 2018 - 18:49
Lexo tjera detaje

Një aksident mes tri veturave dhe kamioni ka ndodhur para pak çastesh në autostradën ‘Fushë Kosovë-Veternik’, përkatësisht në hyrje të Prishtinës, raporton "Zëri.info".

Zëdhënësja për informim e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Zëri.info ka konfirmuar rastin ku ka njoftuar qe njësit përkatëse policore janë duke u marrë me shkaqet e këtij aksidenti.

"Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku ne lagjen Veternik,  në ketë aksident kanë qene të përfshira pesë automjete  ku janë lënduar 4 persona, njësia është duke u marr me rastin", ka thëne Ahmeti./ZËRI

Image
Image