Policia konfirmon që është në kërkim të Radojçiqit

Kronika December 03, 2018 - 15:06
Lexoni më shumë lajme nga vendi

Policia e Kosovës në një konferencë për media të mbajtur sot ka konfirmuar që është në kërkim të nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiq i cili dyshohet për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, raporton “zëri.info”.

“Mund të konfirmoj se ka urdhërarrest për të (Milan Radoiçiq)”, tha sot drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Radojçiq ditë më parë është kërkuar  në banesën e tij gjatë një operacioni policor në Mitrovicën e Veriut e ku u arrestuan katër persona tjerë. /ZËRI