Paraburgim 1 muaj për vjedhje të rëndë

Kronika December 02, 2018 - 16:54
Lexo Detajet

Gjykata Themelore në Pejë – Dega në Deëan, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Xh.Th, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se:

“Me datë 09.02.2018, rreth orës 20:15 në shtëpinë e të dëmtuarit I.D, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore me depërtim ka hyrë në shtëpinë e të dëmtuarit dhe ka marrë të hollat në shumë prej 7.400 € dhe sende të tjera si një zingjir ari, një rreth dore të arit, dy pale vath të arit dhe dy unaza të arit, të gjitha këto në vlerë prej 7.540 € dhe pa e vërejtur askush ka ikur nga vendi i ngjarjes”.

Me këto veprime i pandehuri Xh.Th dyshohet se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë.

Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.