Gjykata e Apelit vendosi në rastin e të akuzuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe pervetësim

Kronika November 27, 2018 - 11:34
Lexo Detajet

Gjykata e Apelit e Kosovës, ka vendosur lidhur me ankesat e Prokurorisë Speciale dhe avokatëve mbrojtës, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë,  të datës 16.07.2018, në rastin e të akuzuarve P.L., I.I.,P.S.,B.S.,T.M., dhe D.Th.

Është vërtetuar pjesa më anë të secilës është hedhur aktakuza e Prokurorisë Speciale dhe është pushuar procedura penale, ndaj të akuzuarve  në fjalë për veprën penale të kryer në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi: “Përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” nga neni 340 i KPK-së

Kurse është anuluar dhe kthyer në rivendosje pjesa më anë të secilës është vërtetuar aktakuza e prokurorisë  për  veprën penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar” nga neni 422 lidhur me nenin 31 të KPK-së, për personat e lartcekur si dhe “Mashtrim  me subvencione”  nga neni 262 dhe “Shmangie nga tatimi”  nga neni 249,  për të akuzuarin V.H.