Inspektorati Policor ka filluar hetimet për dy policët që keqtrajtuan dy qytetarët me fyerje seksuale

Inspektorati Policor ka filluar hetimet për dy policët që keqtrajtuan dy qytetarët me fyerje seksuale

Kronika nëntor 16, 2018 - 21:56
Lexo tjera detaje

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka filluar hetimet për skandalin e Policisë së Kosovës për ofendimin e personave për përkatësi seksuale.

Këtë e ka bërë të ditur Inspektorati i Policor i Kosovës përmes një komunikate për media, ku thuhet “më 5 nëntor të këtij viti kishte pranuar një ankesë nga qytetarët lidhur me sjelljen e dy zyrtarëve policorë të Stacionit Policor Jugu në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës”.

“Pas pranimit të ankesës ka filluar hetimi paraprak nga hetuesit e IPK-së me dyshimin se këta zyrtarë policorë kanë kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” e paraparë me nenin 198 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Në përputhje me ligjin e IPK-së si pjesë e procedurës hetimore Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar dje (15.11.2018) Policisë së Kosovës suspendimin këtyre dy zyrtarëve policorë të Stacionit Policor Jugu deri në përfundim të këtij hetimi”, thuhet në komunikatën e IPK-së.

Sot është publikuar një video e cila tregon për mënyrën e trajtimit nga ana e disa zyrtarëve të Policisë së Kosovës të një pjesëtari të komunitetit LGBTI.

Personat e ndaluar derisa merren në pyetje nga policët brenda stacionit policorë në Prishtinë, rrëfejnë ngjarjen e cila i çoi ata të dy në stacionin e policisë.

Në video shihet teksa njëri prej personave ankohet se personi tjetër ia kishte marrë 10 euro me dhunë, duke e kanosur me thikë.

Arsyeja pse ia kishte marrë ato para, siç dëgjohet në video, kishte të bënte me një marrëveshje që dy të ndaluarit kishin pasur paraprakisht për të kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të 10 eurove.

Personi i cili ankohet se iu kishin marrë paratë me dhunë, e mohon se kishin kryer marrëdhënie seksuale. Derisa personi tjetër rrëfen para policëve se e kishte kanosur me thikë personin tjetër që shihet ne video, pasi ai e kishte shkelur marrëveshjen për pagesën e dhjetë eurove pasi të kryhej marrëdhënia seksuale mes tyre.

Në video dëgjohen disa polic teksa i marrin në pyetje dy burrat dhe në të njëjtën kohë tallen me tallen me ta duke i pyetur nëse kanë kryer marrëdhënien, apo jo./GazetaBlic