Babë e bijë shqiptarë përplasen për vdekje teksa ecnin në trotuar

Babë e bijë shqiptarë përplasen për vdekje teksa ecnin në trotuar

Kronika nëntor 08, 2018 - 18:16
Lexo detajet!

Një aksident i rëndë  ka ndodhur sot në qytetin e Korçës.

Nga të dhënat e para mësohet se dy persona kanë humbur jetën. Ata janë babë e bijë.  Sokol Hoxha, 33 vjeç dhe vajza e tij 6 vjeçare P. Hoxha.

Në aksident janë përfshirë dy automjete. Përplasja ka qenë e fortë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme dy personave që po ecnin në trotuar. Ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur rëndë. Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.