Gjendet një femër e vdekur në Prishtinë

Gjendet një femër e vdekur në Prishtinë

Kronika tetor 11, 2018 - 22:03
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Një femër e moshës 48-vjeçare është gjendur pa shenja jete sot në Prishtinë, transmeton “Zëri.info”.

Policia njofton se 48-vjeçarja u gjet pa shenja jete në banesën e saj sot rreth orës 18:00 në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në kryeqytet.

“Me datën 11.10.2018 rreth orës 18:00 policia ka pranuar informatën se ne një banese ne rr. ”Vëllezërit Gërvalla” ne Prishtinë është një trup i pajete”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia bashkë me mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se viktima është pa shenja jete.

“Aktualisht policia është ne ndërmarrje e sipër te veprimeve hetimore dhe atyre te ekzaminimit te vendngjarjes me qellim te sqarimit te rrethanave qe karakterizojnë rastin si dhe ndriçimin e motiveve te tij. Në vendin e ngjarjes përveç hetuesve rajonal kanë prezantuar edhe specialist të forenzikes rajonale, prokurori i shtetit si dhe eksperti mjeko- ligjor. Trupi i pajete i viktimës është dërguar për obduksion përderisa me rekomandimin e prokurorit të shtetit rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë”, thuhet më tutje në njoftim.