Gjendet i vdekur një gjashtë vjeçar në shkollën “Zenel Hajdini” në Preshevë

Gjendet i vdekur një gjashtë vjeçar në shkollën “Zenel Hajdini” në Preshevë

Kronika tetor 11, 2018 - 14:18
DETAJET

Një nxënës i klasës së parë është gjetur i vdekur në shkollën “Zenel Hajdini” në Preshevë.

6 vjeçari, F.J ka vdekur në rrethana misterioze në ndërtesën e shkollës gjatë orarit mësimor, shkruan Indeksonline.

Trupi i tij i shtrirë është vërejtur nga nxënës të tjerë. Ambulanca në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e nxënësit.

Nuk ka ende informacione për identitetin e tij dhe shkaqet e vdekjes.