Aksident me fatalitet në fshatin e presidentit Thaçi
Kronika
September 23, 2018 - 23:27
Tjetër aksident me fatalitet, 28-vjeçari humb jetën nga një aksident në Skenderaj
Si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident komunikacioni ka vdekur një person rreth 28-vjeçar.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Burojë të Skenderajt, prej nga vjen presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Mitrovicës.
Zëdhënësi Avni Zahiti tregoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19 :00.
Përveç një personi që ka vdekur nga lëndimet e marra, edhe tre të tjerë janë lënduar.
SIpas Zahitit, dy prej tyre po kurohen në Spitalin rajonal të Mitrovicës, e njëri në QKUK.
Në këtë aksident janë të përfshira një veturë dhe një traktor.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
Ky është aksidenti i tretë me fatalitet i raportuar gjatë ditës së sotme.