Sulmohen fizikisht 11 policë në Istog nga kontrabanduesit e drunjëve

Sulmohen fizikisht 11 policë në Istog nga kontrabanduesit e drunjëve

Kronika gusht 10, 2018 - 21:18
Lexo tjera detaje

11 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, në mesin e tyre edhe një femër janë sulmuar fizikisht nga pesë persona që janë kapur duke kontrabanduar drunjë industrial në Bjeshkët e Istogut.

Lajmin e kanë konfirmuar për “Gazeta Blic” burime brenda Policisë së Kosovës. Sipas këtyre burimeve, rasti ka ndodhur më 30 qershor të këtij viti.

Bazuar në një raport policor të cilin ka arritur të sigurojë “Gazeta Blic” personat e përfshirë në sulm ndaj zyrtarëve policorë kanë refuzuar t’i përgjigjen urdhërit të policëve duke ushtruar dhunë fizike ndaj tyre.

“Pas pranimit te informatës se në bjeshkët e Istogut saktësisht në vendin e quajtur Bajshe janë 4 mjete të ngarkuara me masën drurore teknike dhe në pritje për të zbritur poshtë, ne ju kemi përgjigjur kësaj informate, ku në vend të ngjarjes kemi hasur në 5 mjetet transporetuese të ngarkuara me masën drurore. Gjatë bisedës me të dyshuarit, që automjetet me masën drurore të nisen në drejtim të Istogut , ata në asnjë mënyrë nuk kanë pranuar, atëherë duke e parë situaten me të cilën kemi të bëjmë në atë lokacion se pos të dyshuarve ishin edhe disa persona tjerë, atëherë që puna të kryehet në mënyrë më të mirë të mundshme, nga baza kemi kërkuar përforcime, ku me ardhjen e NJRSH-së të dyshurit janë nisur së bashku me masën drurore dhe janë dërguar në drejtim të ST.Policor në Vitomricë. Pasi që të dyshuartit kanë aritur në parkingun e Mirëmbajtjes ka eskaluar situata dhe të dyshuarit kanë filluar t’i sulmojnë zyrtarët policorë të NJRSH-së, me ç’rast të dyshuarit janë arrestuar. Në lidhje me rastin është kontaktuar Prokuroria dhe në konsultim me të është hapur rasti i lartëcekur, kurse te dyshuarit pas intervistimit janë ndaluar  në kohëzgjatje prej 48 ore. Sa i përket masës drurore rasti inicohet nga patrolla e vijes se gjelbert”, thuhet në një raport të shpejtë policor, të përgatitur një ditë pas rastit, me saktësisht më 1 korrik.

Personat e dyshuar si të përfshirë në incident dhe zyrtarët policorë që janë sulmuar

 

Siç merr vesh “Gazeta Blic” 4 mjete transportuese me drunjë industrial që ishin sekuestruara kanë qëndruar në kompaninë Hidro Drini në Istog, ndërsa një tjetër është dërguar në bazën e Policisë Kufitare në Vitomericë të Pejës.

Ndërkaq me datën 11 korrik, të gjitha mjetet transportuese që janë sekuestruar nga policia janë dërguar në terminalin doganor në Pejë, për tu liruar në procedurë të rregullt rreth një javë më vonë, më saktësisht me datën 20 korrik të këtij viti.

Jozyrtarisht “Gazeta Blic” merr vesh se për lirimin mjeteve transportuese me drunjë industrial ka ndërhyrë jashtëligjshëm një deputetë i Kuvendit të Kosovës, (emer i njohur për redaksinë) në bashkëpunim me Policinë Kufitare.

Dy prej kontrabanduesve të drunjëve industrial  L.A. dhe R.A. më herët ishin dënuar nga Gjykata për të njëjtin veprim. Në ditët në vijim, “Gazeta Blic” do të publikojë edhe vendimin gjyqësor të marrë ndaj tyre, i cili dyshohet të jetë manipuluar. 

Image

Image

Image

Image

Image