Rrihet një mjek në Suharekë

Rrihet një mjek në Suharekë

Kronika gusht 10, 2018 - 14:39
Lexo detajet

Një mjek është rrahur në Urgjencën e Mjekësisë Familjare në qytetin e Suharekës, njofton policia e Kosovës, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë lidhur me rastin janë arrestuar gjashtë persona dhe krejt kjo përleshje ka ardhur si rezultat i një mosmarrëveshje.

Ja njoftimi i policisë:

Rreth orës 03:53 minuta   të mëngjesit të sotëm, në Urgjencën e mjekësisë familjare në Suharekë, gjatë trajtimit të një të sëmuri, pas një bisede të tensionuar ka ardhur deri tek sulmi i personave zyrtarë në kryerje të detyrës me ç’ rast janë grushtuar dhe rrëzuar në dysheme një mjek dhe një teknik.

Lidhur me rastin, në këto momente, policia i ka arrestuar gjashtë të dyshuar dhe është në kontakt të vazhdueshëm me prokurorin e shtetit  për të përcaktuar përfshirjen e secilit veç e veç dhe mbi bazën e të gjeturave gjatë hetimit  të bëhet i ndalimi i tyre. /ZËRI