Publikohet video e arrestimit të kryetarit të komunës

Publikohet video e arrestimit të kryetarit të komunës

Kronika korrik 11, 2018 - 14:08
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

I akuzuar për trafik të cigareve është vënë në pranga kreu i komunës. Ndërkohë që Policia e Maqedonisë ka publikuar pamje pas arrestimit të kryetarit të Komunës së Novo Sellës, i cili u vu nën pranga gjatë ditës së djeshme.

Boro Stojçev mbrëmjen e djeshme u arrestua nën dyshime për kontrabandë me cigare.

LEXO EDHE: Arrestohet kryetari i komunës bashkë me gruan dhe djalin

Stojçev është ndaluar së bashku me gruan, djalin e tij dhe një bashkëpunëtor tjetër, ndërsa sipas disa mediave, arrestimi i tij është shoqëruar edhe me të shtëna armësh.

Me poshtë kemi Videon nga aksioni policor ku u arrestua kryetar i Komunës Novo Sellë, Boro Stojçev. /Portalb