Policët ia shpëtojnë jetën fëmijës në qendër të Prishtinës
Policët e njësitit të biciklistëve kanë arritur që sot t’ia shpëtojnë jetën një fëmije në qendër të Prishintës.
Kjo pasi i njëjti kishte mbetur pa ndjenja.
Policia ka bërë të ditur se pas dhënies së ndihmës së parë nga policët, fëmijës i është kthyer frymëmarrja.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës gjithmon afër qytetarit.
Sot rreth orës 16:00 policia ka marrë informatë se në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë një fëmijë është duke humbur ndjenjat për shkak të asfiksionit.
Njësiti i Biciklistëve i policisë ka reaguar menjëherë dhe me shpejtësi ka arritur në vendin e ngjarjes.
Me të arritur në vendin e ngjarjes policia ka vërejtur se fëmiut i’u kishte rrotulluar gjuha duke i shkaktuar probleme me frymëmarrjen.
Menjëherë zyrtarët policor kanë filluar me dhënien e ndihmës së parë si dhe lirimin e e rrugëve të frymëmarrjes së fëmiut me ç’rast të njëjtit i është rikthyer frymëmarrja normale.
Me shpejtësi nga aty ai është dërguar nga ana e policeve për në shtëpinë e shëndetit në qendër përderisa më pas është transferuar në QKUK për trajtimin adekuat mjekesor.
Policia e Kosovës është e hapur dhe mirëpret tendencat e të gjithë qytetarëve për krijimin e reacionit të ndërsjellë për afërsi dhe bashkëpunim.