Sulm me thikë, i lënduari në gjendje të rëndë shëndetësore

Sulm me thikë, i lënduari në gjendje të rëndë shëndetësore

Kronika maj 16, 2018 - 11:27
Detajet

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person.

Sipas raportit të Policisë në këtë rast është përdorur një thikë me të cilën është therrur viktima e që si pasojë e kësaj ka lendime të rënda trupore dhe tani është në tretman mjekësor, shkruan “Zëri.Info”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht duke e therur me thikë viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuar me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./ZËRI