Dy të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Gjilan – Prishtinë
Kronika
April 20, 2018 - 13:31
Lexo detajet
Si pasojë e një aksidenti trafiku, në fshatin Slivovë, në rrugën Gjilan-Prishtinë janë lënduar dy persona.
Sipas raportit të Policisë, një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rrugës.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi dhe një pasagjere, të cilët janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK.