Policia në aksion, shton gjobat në komunikacion

Kronika March 15, 2018 - 13:58
Lexo detajet

Policia e Kosovës i ka shtuar gjobat në trafik. Së paku kështu tregon raporti zyrtar i Policisë për ditën e sotme, ku tregohet që Policia ka ndarë 1,245 gjoba në komunikacion në 24 orët e fundit

Shtimi i gjobave në trafik është vërejtur dy ditët e fundit. Edhe të mërkurën Policia ka treguar që ka ndarë 1,296 tiketa në trafik, pra edhe më shumë se 24 orët paraprake.

Pra vetëm në 48 orët e fundit, Policia ka dënuar më shumë se 2,500 vozitës në trafik.

Nëse marrim për bazë numrin e gjobave të ditëve paraprake, del se Policia i ka shtuar gjobat në trafik.

Të martën, Policia kishte treguar që në 24 orët paraprake kishte ndarë 900 gjoba, më pak se ditët në vazhdim, kurse të hënën ishin raportuar rreth 1 mijë gjoba./gazetametro/