Një ngjarje shokuese ka ndodhur në këtë qytet të Kosovës!

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në këtë qytet të Kosovës!

Kronika shkurt 23, 2018 - 21:26

Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy të dyshuar për grabitjen në një filiale të një banke në Kamenicë.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 15:10.

Policia rajonale në Gjilan tha se në këtë kohë është informuar nga punëtori i Filialit të bankës “FINCA” në Kamenicë se një person nën kanosje të armës ka grabitur bankën e tyre.

“Zyrtarët policorë nga njësiti i hetimeve në Kamenicë i janë përgjigjur rastit duke reaguar me urgjencë, kanë vrapuar pas të dyshuarit, pasi që i njëjti ka ikur këmbë në drejtim të një mali pranë qytetit të Kamenicës”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Sipas policisë, në momentin kur është takuar, i dyshimti është thirrë të ndalet por në vend që të dorëzohej, ai ishte kthyer me armë të drejtuar në drejtim të zyrtarëve policorë.

“Zyrtarët kanë arritur që ta vënë nën kontroll dhe ta arrestojnë edhe përkundër rezistencës nga ana e të dyshimtit”, thuhet tutje në komunikatë.

Policia tha se pas hetimeve të para është mësuar se në rastin e grabitjes ka qenë i [ërfshirë edhe një tjetër i dyshuar me inicialet A.L. (1988) i cili po ashtu është arrestuar nga zyrtarët policorë të Kamenicës në fshatin Petroc.

Nga personi i dyshuar B. A. (1994) është konfiskuar një revole ngjyrë e zezë Zoraki M 906 –B, një karikator me shtatë copë fishekë të kalibrit 7,65, një kapelë e zezë formë maske me dy vrima, një telefon Samsung si dhe të holla 670 Euro që besohet të jenë grabitur në bankën “Finca”.

Policia tha se është njoftuar prokurori i shtetit i cili urdhëroi që të dyshuarit të dërgohen në mbajtje për 48 orë kurse rasti i cili është cilësuar si “grabitje” do të hetohet nga hetuesit rajonalë të Gjilanit.