Në Podujevë burri e rreh bashkëshorten, e bën për spital
Kronika
February 20, 2018 - 09:59
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Podujevë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuar pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
"Në Podujevë, policia ka arrestuar një ashkali, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt", thuhet në raportin policor.