Arrestohet dhe lirohet i dehuri pasi kishte sulmuar fqinjët e tij në Prishtinë

Arrestohet dhe lirohet i dehuri pasi kishte sulmuar fqinjët e tij në Prishtinë

Kronika janar 17, 2018 - 10:54

Është arrestuar një i dyshuar mashkull pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht fqinjët e tij.

Një i mitur dhe një femër kanë pranuar tretman mjekësor, pas lëndimeve të marra.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.