I dënuari për vrasje vdes në spitalin e burgut

I dënuari për vrasje vdes në spitalin e burgut

Kronika janar 11, 2018 - 20:20

Një 59 vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e burgut në Tiranë.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F.T, i çili është dënuar me 17 vite burg në burgun e Krujës. Ai ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë.

“Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 10.01.2018, në reanimacionin e spitalit të burgut, ka ndërruar jetë shtetasi F.T, 59 vjeç banues në Tiranë, i dënuar me 17 vite burg, për veprën penale “Vrasje”, i cili vuante dënimin në burgun e Krujës. Mendohet se shkak i vdekjes ka qenë gjendja shëndetësore e tij, pasi ky shtetas ka qenë i sëmurë me tumor. Punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim”, thuhet në njoftimin e Policisë.