Ja sa vrasje ndodhën gjatë vitit 2017 në Kosovë

Kronika January 01, 2018 - 09:51

Policia e Kosovës thotë se numri i vrasjeve nga viti 2016 në 2017 ka rënie, për dy vrasje më pak.

Në përgjigjen e Policisë së Kosovës për lajmi.net, thuhet: “Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016, numri i rasteve ka shënuar rënie për 2.38% dhe rënie të veprave penale për 0.47%.

Statistikat e vrasjeve dhe vjedhjeve 2016-2017:

Numri i vrasjeve, ka shënuar rënie, nga 26 vitin e kaluar në 24 këtë vit.

Numri i lëndimeve të rënda trupore ka shënuar rënie, nga 299 në 271, ose rënie për 9.36%;

Numri i vjedhjeve ka shënuar rënie, nga 5610, në 5264, ose rënie për 7.96%;

Numri i vjedhjeve të rënda ka shënuar rënie, nga 5025 në 4625, ose rënie për 7.96%;

Në operacione të ndryshme, Policia ka konfiskuar 1132 arme zjarri të llojeve të ndryshme dhe në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2016 është shënuar një rënie për 7.06%.