Aksident trafiku me të lënduar në Prishtinë (Foto)
Kronika
December 10, 2017 - 17:30
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë saktësisht në lagjen ‘Arbëria’ njohur ndryshe si ‘Dragodan’.
Sipas informacioneve të para të Indeksonline si pasojë e këtij aksidenti ka edhe të lënduar, shkruan Indeksonline.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet e emergjencës. Duhet përkujtuar që numri i aksidenteve në Kosovë përgjatë këtij viti ka qenë mjaft i lartë, përderisa Policia ka porositur qytetarët të jenë edhe më të kujdesshëm pas reshjeve të borës.