Arrestohen tre persona në Ferizaj (Foto)
Kronika
August 25, 2017 - 21:20
Tre persona janë arrestuar sonte në Ferizaj pasi që janë përleshur me sigurimin e një kafeterie në këtë qytet.
Lajmi.net merr vesh se në këtë rrahje kanë marrë pjesë katër persona, por njëri nga ta ka arritur t’i ikë policisë.
Dëshmitarët i kanë thënë portalit tonë se rrahja ka ndodhur kur këta katër persona kanë tentuar të hyjnë në kafeteri, por janë penguar nga sigurimi.
Tre personat janë arrestuar të hekurudha dhe janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj.