7 të lënduar në aksidentin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

7 të lënduar në aksidentin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Kronika gusht 12, 2017 - 16:35

7 persona janë lënduar, 3 prej të cilëve janë në gjendje  të rëndë shëndetësore, në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, gjegjësisht në fshatin Prelez të Ferizajt.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka thënë se njëra nga automjetet ka humbur kontrollin me ç’rast ka goditur veturën tjetër.