Aksident trafiku në Skënderaj, shtatë persona të lënduar (VIDEO)
Kronika
July 09, 2017 - 20:27
Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditë së sotme në rrugën Skënderaj – Turiqevc.
Sipas raportimeve të dëshmitarëve, nga kjo përplasje veturash, kanë mbetur 7 persona të lënduar në mesin e tyre dhe një fëmijë 4 vjeçar, transmeton Klan Kosova.
Pamjet që janë dërguar në adresë të KlanKosova.tv, tregojnë më së miri gjendjen e ambientit nga ky aksident trafiku.
Po ashtu bëhet e ditur që një i lënduar është arritur të shpëtohet i gjallë nga ngecja e tij në makinë dhe është transferuar në QKUK në Prishtinë.