I jepet lamtumira e fundit gazetarit Ganimet Klaiqi (Video)
Kronika
May 15, 2017 - 20:18
Vdekja e gazetarit dhe profesorit Ganimet Klaiqi ka tronditur komunitetin e gazetarëve në Kosovë.
Klaiqi ka ndërruar jetë në moshën 52 vjeçare pas një sëmundje të rëndë, njofton Klan Kosova.
Lamtumira e fundit atij iu dha në varrezat e fshatit Hajvali ku edhe jetonte gazetari veteran.
Kolegët, miq e familjarë i dhanë lamtumirën e fundit duke e kujtuar çdo herë si njeri të mirë, patriot e gazetar të devotshëm.