'Ish-kryepolici u ekzekutua nga vrasës me pagesë'

Kronika April 08, 2017 - 22:25

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se vrasja e ish-kryepolicit Artan Cuku sot ne mbrëmje ne Tirane, vetëm pak larg banesës se tij, është kryer nga vrasës me pagese.

Sipas gazetarit, Policia po sheh itenerarin qe kishte kryer deri ne momentin e ngjarjes Cuku, me ke ka qene dhe ku, si dhe po merren filmimet e kamerave te sigurisë së perimetrit të zonës.

“Fakti që e kanë goditur shumë pranë banesës do te thote se e kanë studiuar me vëmendje lëvizjet e tij. Mjeti që kanë përdorur dhe arma dëshmon që atentati ka qenë i përgatitur mirë dhe plumbat që kanë goditur në organet jetësore dëshmojmë që kemi të bëjmë me një qitës që s’ka qëlluar për herë të parë por është i sprovuar. Autori që e ka marrë përsipër për të kryer një atentat dhe për fat të keq e ka arritur qëllimin, është larguar dhe s’ka lënë gjurmë në vendin e ngjarjes. Hyrjet dhe daljet e kryeqytetit kanë të mbyllura”, tha Hoxha. /Albeu.com/