Vetëhelmohet i burgosuri në Lezhë, 18 vjeçari ndërron jetë në spital

Kronika April 01, 2017 - 21:11

Një 18-vjeçar i burgosur në Shën Koll të Lezhës humbi jetën sot në spital i vetëhelmuar.

Burime për Top Channel thonë se për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike ai ka mbajtur  hapur bombolën e gazit që përdorin në qelinë e burgut dhe ka kaluar në gjendje asfiksie.

Pavarësisht përpjekjeve të gardianëve për ta dërguar sa më parë në spital, mësohet se 18-vjeçari ka mbërritur pa shenja jete në spital, ku edhe mjekët konfirmuan vdekjen e tij.