Persona të armatosur grabisin një bankë në Prishtinë
Kronika
February 10, 2017 - 16:27
Tre persona të armatosur sot rreth orës 15:10, kanë grabitur filialin e një banke e cila gjendet në lagjen Veternik në Prishtinë.
Sipas policisë, se gjatë kësaj grabitjeje nuk ka pasur persona të lënduar .
“Të dyshuarit pasi kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash, me shpejtësi me një veturë të dyshuar, janë larguar nga vendi i ngjarjes. Për të konfirmuar shumën e parave të grabitura policia është duke punuar ngushtë me zyrtarë të bankës”.
“Aktualisht policia e mbështetur edhe nga prokurori i shtetit po punon me përkushtim për të identifikuar të dyshuarit e mundshëm, veturën me të cilën janë larguar si dhe vendndodhjen e tyre”, njofton Klan Kosova.