Punëtorët e KEDS-it të dyshuar për marrje ryshfeti shpallen të pafajshëm
Kronika
January 13, 2017 - 19:17
Katër punëtorë të kompanisë KEDS, G.G., E.T., J.Sh., dhe Q.B., që ishin akuzuar për marrje ryshfeti nga Prokuroria Themelore ne Prishtine, Departamenti per Krime te Renda, janë shpallur të pafajshëm.
Lajmin për lirimin e katër të akuzuarve e ka konfirmuar për Klan Kosovën edhe avokati i njërit nga të akuzuarve, Nikë Shala.
“Sot Gjykata Themelore ne Prishtine, Departamenti për Krime te Renda, pas seancave te zhvilluara, ka shpallur aktgjykim dhe të gjithë të akuzuarit i ka shpallur të pafajshëm”, deklaroi Shala.