Elbasan: Ngricat dhe të ftohtit shkak i aksidentit, vdes shoferi (Foto)
Moti i keq është bërë shkak për një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një prej drejtuesve të dy automjeteve të përfshirë në aksident.
Përplasja fatale ka ndodhur mbrëmjen e ditës së diel rreth orës 18:45 në unazën jugore të qytetit të Elbasanit.
Nga hetimet e para, dyshohet se shkak i përplasjes është rrëshqitja e mjeteve në rrugë për shkak të kushteve atmosferike. Ndërsa një prej drejtuesve mbeti i vdekur, drejtuesi i makinës tjetër ndodhet në gjendje kritike në spital
Përplasja mes dy automjeteve ka qenë aq e fuqishme sa makina tip ‘Ford”, drejtuesi i së cilës humbi jetën mbrëmjen e sotme, pothuajse është shkatërruar plotësisht.
Nga fotot e publikuara mjetet duken të shkatërruar, ndërsa përplasja ka qenë e frikshme, aq sa në rrugë kanë mbetur pjesë të dy mjeteve, ndërsa pjesa e përparme e “Ford”-it është shpërbërë, raporton News24.
Po ashtu i dëmtuar është edhe mjeti tjetër tip BMW edhe drejtuesi i së cilit ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Policia njoftoi më herët se aksidenti ka ndodhur “në Unazë mjeti tip “Ford” me targa AA 824 BK drejtuar nga shtetasi Dritan Kalemi, 32 vjeç banues në Elbasan është përplasur me mjetin tip “BMW” me targa AA 003 PF drejtuar nga shtetasi K.A., 28 vjeç banues në Elbasan.
Si pasoje e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit “Ford”.