Viktima e parë nga moti i ftohtë, një i vdekur në Durrës
Kronika
January 07, 2017 - 18:12
Temperaturat e ulëta të këtyre ditëve kanë shënuar kështu viktimën e parë në qytetin bregdetar.
I ndjeri njihej në qytet si një endacak me emrin Beni dhe është gjetur nga qytetarët në lagjen 17, jashtë, i mbledhur nga i ftohti.
Policia lokale nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar mbi ngjarjen, por paraprakisht deklaron se është gjetur i vdekur për shkaqe natyrale një person rreth të 30-ve, ende i paidentifikuar.
Në këto ditë të ftohta, në qytetin e Durrësit nuk është ngritur ende ndonjë strehë e përkohshme për të pastrehët.