Të shtëna në Vlorë, plagosen tre persona

Kronika January 04, 2017 - 23:44

Nga atentati në Vlorë kanë mbetur të plagosur tre persona dhe jo një siç u raportua fillimisht.

Ky është informacioni zyrtar që jep policia, e cila saktëson se ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim.

Sipas bluve të qytetit bregdetar, autori ka qëlluar në drejtim të një lokali për motive të dobëta. Të plagosurit janë M.SH 20 vjeç, Zh.Sh 24 vjeç dhe F.K 18 vjeç. Ata ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.