Plagoset një person në qendër të Prishtinës

Kronika December 11, 2016 - 21:50

Një person është plagosur sot në mbrëmje në qendër të Prishtinës, në sheshin “Nënë Tereza”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës nëntë, derisa personi i plagosur është duke marrë trajtim nga zyrtarët mjekësor të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes me shpejtësi.

Në vendin e ngjarjes, në të njëjtën kohë me emergjencën, ka dalë edhe Policia e Kosovës, raporton Insajderi.