Rreth 50 persona të plagosur nga tërmeti i fuqishëm në Shkup

Rreth 50 persona të plagosur nga tërmeti i fuqishëm në Shkup

Kronika shtator 11, 2016 - 19:51

Dhjetra pacientë janë trajtuar në spitalin e Shkupit “8 Shtatori”, pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shkupin me intesitet prej 5.3 shkallëve të Rihterit.

Mjekët nga spitali informojnë se ende po bëhen inçizmet e nevojshme e një pjese të pacientëve për të përcaktuar lëndimet, njoftojnë mediat shqip në Maqedoni.

Sipas mjekëvë disa pacientë u plagosën ndërsa përpiqeshin të iknin nga shtëpitë e tyre gjatë tërmetit të fortë që goditi Shkupin.

Bjë pjesë prej tyre kanë rënë nëpër shkallë e shtëpisë apo ndërtesave, disa të tjera janë hedhur tarraca nga katet e poshtme.

Ambulanca vetëm për 2 orë ka ndërhyrë në 6 pacientë të lënduar nga tërmeti.

Të gjithë janë transportuar në spitalet në Shkup. /ShenjaTV/