Fruta dhe perime të freskëta që zgjasin një “përjetësi”: Ja çfarë ka të veçantë frigoriferi për të cilin po flasin të gjithë

Fruta dhe perime të freskëta që zgjasin një “përjetësi”: Ja çfarë ka të veçantë frigoriferi për të cilin po flasin të gjithë

Jetë August 31, 2022 - 14:21

Temperaturat e ftohta ndikojnë në strukturën dhe aromën e domates, bananet nuk duhen ruajtur në frigorifer, etj.

Sipas ekspertëve, frigoriferi është zgjedhja e gabuar për agrumet, avokadon, bananet, domatet, ananasin, pasi temperatura e ftohtë e frigoriferit është shkatërrimtare për aromën por edhe shijen e tyre.

Këto e këshilla të tjera lexojmë çdo ditë në internet, por ajo që nuk dimë është se të gjitha këto probleme i kemi vetëm me një frigorifer të thjeshtë, me modalitetin e vetëm - gradimin e temperaturës nga 1 tek 6.

Po sikur t'ju themi që frigoriferi Samsung Bespoke është ' shpëtimi juaj' dhe pajisja për të cilën po flasin të gjithë.

Kjo pajisje sa funksionale, as dhe e fuqishme do të ndryshojë përgjithmonë përditshmërinë tuaj e jo vetëm. Gjithashtu, me një sërë ngjyrash e kombinimesh, ky frigorifer do çojë në një tjetër nivel arredimin e kuzhinës suaj.

Funksionalitet dhe teknologji e avancuar Shpesh e gjejmë veten duke hedhur në koshin e mbeturinave frutat apo perimet tona të preferuara, sepse në temperaturën e ftohtë janë prishur. 

Image

Mes dilemës se çfarë grade duhet ta vini frigoriferin, sepse ushqime të ndryshme kanë nevojë për ruajtje në temperaturë të ndryshme, ju themi që zgjidhja është një dhe shumë e thjeshtë. Me frigoriferin Bespoke nuk do të keni probleme të tilla.

Falë teknologjive të avancuara të ruajtjes së ushqimit, me Samsung Bespoke do ta kini më të lehtë përgatitjen e vakteve dhe ushqimi juaj do të qëndrojë i freskët falë sistemit All Around Cooling që ftoh çdo ndarje në mënyrë të njëtrajtshme. Temperatura është nën kontroll dhe ajri i ftohtë qarkullon përmes vrimave të ajrimit të vendosura në vende strategjike. 

Teknologjia No Frost është një tjetër funksionalitet që përmirëson qarkullimin e ajrit për të ruajtur një temperaturë konstante e cila parandalon akumulimin e akullit. 

Image

 Për ta bërë më të lehtë organizimin e ushqimit tuaj, ky frigorifer ka sirtarë fleksibël me të cilët mund të rregulloni
hapësirën e brendshme sipas dëshirës tuaj. Gjithashtu, falë teknologjisë Digital Inverter frigoriferi Samsung Bespoke nuk ka zhurma shqetësuese dhe është në përputhje me rregulloret e reja të energjisë duke ju ndihmuar të kurseni energji.

Jepini jetë dhe ngjyra kuzhinës suaj duke personalizuar pajisjen elektroshtëpiake Arredimi i shtëpisë na merr shumë kohë, energji dhe detajet e personalizuara janë ato që i japin prekjen finale dekorit. Ky i fundit, tregon shumë për personalitetin tonë, dëshirat dhe pasionet.

Nëse jeni duke pyetur veten si ta bëni hapësirën tuaj të duket më e këndshme e në të njëjtën kohë të reflektojë stilin tuaj personal atëherë frigoriferi Bespoke nga Samsung është pajisja e duhur, për të cilën ia vlen të investoni.

Ekonomik, i fuqishëm, me një dizajn inovativ dhe të bukur, ju mund të personalizoni ngjyrat, materialet dhe modulet e frigoriferëve Bespoke, duke e përshtatur lehtësisht me arredimin, por dhe me stilin tuaj.Zgjidhni frigoriferin që gjithmonë keni dëshiruar dhe shijoni një stil elegant dhe hapësirë me frigoriferët Samsung Bespoke.

Image

Ngjyra, modele dhe materiale që çojnë dekorin e shtëpisë suaj në një nivel tjetër Shpesh herë e gjejmë veten duke blerë gjerë nga e para vetëm e vetëm për të ndryshuar pak atmosferë e shtëpisë, për t'i dhënë një rinovim ambientit apo për të ndjekur trendet e reja.

Me frigoriferët e rinj Bespoke, nuk keni për të pasur një problem të tillë, sepse falë ndryshimeve që mund të bëni në dizajn,
gjithnjë do keni një shtëpi të bukur dhe funksionale. Frigoriferët Bespoke dallohen me Flex design inovator dhe minimlist, me doreza të futura. Për të ndryshuar pamjen e dyerve, Bespoke vjen në një larmishmëri materialesh dhe ngjyrash.

Çfarëdo ngjyre që ju pëlqen, mund të zgjidhni një dizajn që i përshtatet jo vetëm kuzhinës tuaj, por edhe juve. Nëse ndryshoni mendje?

Nuk ka problem - mund ta ndryshoni lehtësisht ngjyrën e panelit më vonë pa qenë e nevojshme të blini një frigorifer të ri!

Mund të jeni të sigurt se do të kënaqeni edhe më shumë duke gatuar dhe se kuzhina juaj do të rrezatojë
me një stil të pagabueshëm.
Për më shumë informacion, vizitoni: https://www.samsung.com/al/refrigerators/bespoke-refrigerator/ 

Artikulli i sponsorizuar