Evropë, pandemia shton numrin e divorceve

Evropë, pandemia shton numrin e divorceve

Jetë August 11, 2020 - 19:54

Pas lobimit intensiv nga kundërshtarët e divorceve dhe të dashurive jashtëmartesore Bashkimi Evropian u kërkon tani shteteve anëtare që të lehtësojnë kufizimet në udhëtime për shkak të Covid- 19, në mënyrë që të lejojnë çiftet e me kombësi të ndryshme të ribashkohen pas afro gjysmë viti ndarje.

Shtetet anëtare të BE kanë rihapur kufijtë për njëri-tjetrin edhe pse me disa kufizime ka tolerance vetëm për një listë të shkurtër vendesh të treta ku Covid-19 konsiderohet nën kontroll.

Kjo listë përjashton pjesën më të madhe të vendeve në botë përfshirë SHBA, Rusinë, Brazilin, pjesën më të madhe të vendeve afrikane dhe aziatike. Një zëdhënës i Komisionit Evropian tha se Brukseli e ka ngritur çështjen e përjashtimit të partnerëve të pamartuar të qytetarëve të BE nga kufizimet në udhëtim.

Aktualisht vetëm 7 prej 31 vendeve të BE-së lejojnë partnerin e huaj të pamartuar të një shtetasi apo banori të tyre, t’u bashkohen atyre. Këto janë republika Ceke, Danimarka, Finlanda, Holanda, Norvegjia dhe Zvicra.

Gjermania ka premtuar se do t’i bashkohet këtyre vendeve duke nisur nga java e ardhshme. Edhe Franca gjithashtu pritet të heqë kufizimet për çiftet e pamartuara.

Klan Plus