Ide të ndryshme për zbukurimin e pemës së Krishtlindjeve

Ide të ndryshme për zbukurimin e pemës së Krishtlindjeve

Jetë December 12, 2019 - 18:02
Zbukurimi i pemës së Krishtlindjeve është një traditë që shumë njerëz e pëlqejnë dhe me zor presin ta bëjnë vit pas viti. Dhe vërtet erdhi koha për të zbukuruar pemën me dekorime të bukura, kurora dhe drita festive.

Më poshtë do të shikoni disa nga pemet e Krishtlindjeve të zbukuruara më bukur, me elegante dhe më me shije. Nëpërmjet tyre, do të gjeni shumë ide që do tju ushqejnë frymezimin tuaj. Është koha të jeni krijues në zbukurimin e pemës suaj të Krishtlindjeve që kryesisht i përshtatet stilit tuaj të dhomës ose personalitetit të familjes suaj.

Image

Pemët shumëngjyrëshe - Nga e bardhë në rozë, kërkesat per pemë në ngjyra të ndryshmë këtë sezon janë kthyer në një trend, një nga më të fundit është edhe dekori partiotik , provoni ta dekoroni pemën e Krishtlindjes në ngjyra kuq e zi. 

Pemë Krishtlindje në ngjyrë gri - Pema “metalike” e Krishtlindjeve është një trend i këtij sezoni, shumë njerëz mundohen të eksperimetojnë në ngjyra të ndryshme dhe ia dalin me sukses.Zbukurime të tepërta - Nëse pema juaj e Krishtlindjes është e madhe, keni mundësi të pafundme ku ti vendosni zbukurimet, por nëse ajo është në përmasa normale edhe nëse teprohet rrit vëllimin e pemës.

Image

Shirita në ngjyra të ndryshme - Përdorni i shiritave në modele dhe ngjyra të ndryshme, do t’i japin më shumë gjallëri dhe një stil tradicional pemës suaj.
Dekore të bardha - Një nga format e pemëve për krishtlindje më të populluara janë ato artificiale në ngjyrë të bardhë.
Fut brenda në shtëpi si dekor natyrën - Mos harxho shumë për zbukurimet, shko në park dhe mblidh disa nga sendet e sezonit për ti dhënë shtëpisë një pamje vërtet festive.

Mbush një tas të madh(mundësisht prej druri ose metali) me boce të thara pishe të madhesive të ndryshme dhe vendoseni mbi tavolinet këndore apo qëndrore. Mbush kavanoza të mëdhenj prej xhami me fryta të thata të perziera dhe vendosini nëpër shtëpi. Merrni disa degë të fresketa pemësh me gjethe, lidhini me fjongo të kuqe dhe verini në një kosh druri pranë oxhakut.

Image

 

Zgjidhni modele të rafinuara dhe elegante - Zgjidhni dekorime dhe ornamente elegante dhe që mund të rrinë edhe ca ditë pasi hapen dhuratat. Nëse keni shtepi të madhe, mund të merrni edhe një bredh natyral dhe ta vendosni në korridor të padekoruar. Zgjidhni aksesorët në ngjyra të ngrohta si vishnje dhe jeshile. Evitoni rrëmujen duke i organizuar zbukurimet edhe ornamentet sipas ngjyrave dhe funksionit.

Image