Këshilla për jetën nga 100 vjeçarët që ia vlen t’i lexoni

Këshilla për jetën nga 100 vjeçarët që ia vlen t’i lexoni

Jetë October 28, 2019 - 23:37
Detajet

E nga kush mund të mësojmë më shumë se nga një njeri që ka kaluar në çdo fazë jete?

Këto këshilla do t’iu bëjnë të kuptoni shumë gjëra nga një perspektivë tjetër dhe do të filloni të bëni ndryshime në jetën tuaj, sepse nganjëherë ne brengosemi shumë për gjërat që na rrethojnë dhe harrojmë të jetojmë momentet.

1. Jeta nuk është e drejtë, por është e bukur.

2. Nëse rrëzohesh, thjesht ngrihu dhe bëj një hap tjetër.

3. Jeta është shumë e shkurtër për ta shpenzuar duke urryer njerëz.

4. Mos e merr veten shumë seriozisht. Askush tjetër nuk e bën.

5. Kartën e kreditit, bëje zero çdo muaj.

6. Nuk mund të fitosh me çdo argument. Pranoje edhe të kundërtën.

7. Qaj duke pasur afër dikë, është më pak e dhimbshme se të qash vetëm.

8. Ruaj para për pensionin, fillo që me pagën e parë.

9. Kur bëhet fjalë për çokollatë, rezistenca është e kotë.

10. Bëj paqe me të shkuarën, që mos të të pengojë për të jetuar të tashmen.

11. Nuk ka asgjë të keqe nëse të shohin fëmijët duke qarë.

12. Mos e krahaso jetën tënde me të të tjerëve. Nuk ke as më të voglën ide sa të çmuara janë gjërat që ke rrotull vetes.

13.Nëse një lidhje duhet të jetë sekrete, ti nuk ke pse je pjesë e saj.

14. Jeta është shumë e shkurtër për të ndier keqardhje për netët e gjata jashtë. Jeto dhe festo sa më shumë të mundesh.

15. Nëse nuk merresh me asgjë gjatë ditës së sotme, diçka ke humbur nga jeta.

16. Një shkrimtar shkruan. Nëse do të bëhesh shkrimtar, shkruaj.

17. Nuk është kurrë vonë për të pasur një fëmijëri të lumtur. Por e dyta varet vetëm nga ty dhe nga askush tjetër.

18. Kur bëhet fjalë për të ndjekur ëndrrat që ke në jetë, mos prano asnjë “jo” si përgjigje.

19. Ndiz qirinj; vendos çarçafët më të bukur, vish të brendshmet e preferuara. Mos i ruaj për asnjë rast special. Sot është ditë speciale.