Përparësitë e seksit në det dhe në plazh

Përparësitë e seksit në det dhe në plazh

Jetë June 19, 2019 - 08:16
Lexoni detajet

Uji shpërlan lubrifikuesin natyral për çka vjen deri te fërkimi, i cili mund të jetë i dhimbshëm për të dy partnerët, shkruan "Zëri.info". 

Vera është koha ku epshet ndizen. Shumë çifte ëndërrojnë seksin në det, por harrojnë se aventura e nxehtë e verës mund t’ju kushtojë me shëndet. Nuk janë ide aspak të mira as seksi në pishinë ose në plazh, ndërsa ne ju sjellim disa arsye për shmangien e këtyre veprimeve.

Bakteret janë kudo

Vendet publike të larjes janë çerdhe e baktereve. Në lumenj, në liqene dhe në det gjenden baktere, të cilat mund të shkaktojnë infeksione. E njëjta gjë vlen edhe për pishinat, posaçërisht nëse nuk janë të dezinfektuara si duhet. Po ashtu kur vlera PH-së së ujit është mbi kornizat normale, mjetet për dezinfektim më nuk do të jenë efikase.

Fërkimi rritet në ujë

Uji shpërlan lubrifikuesin natyral për çka vjen deri te fërkimi, i cili mund të jetë i dhimbshëm për të dy partnerët, ndërsa mund të prodhojë edhe mikro-gërvishtje dhe infeksione pa marrë parasysh se në çfarë uji jeni.

Prezervativët dhe uji nuk shkojnë bashkë

Edhe pse shumica e prodhuesve thonë se prezervativët e tyre janë rezistues në ujë, kjo nuk do të thotë se në rrethana të tilla janë efikas dhe të mirë për shëndetin. Aq më shumë, studiuesit thonë se klori në pishina mund t’i dëmtojë prezervativët dhe të zvogëlojë veprimin e tyre. /ZERI