Me dietën ushtarake humbni 7 deri në 15 kilogramë për 15 ditë

Jetë February 06, 2019 - 08:42
Këshilla jetësore

Besohet se dieta VMA fillimisht është shpikur nga ana e ekspertëve të akademisë mjekësore ushtarake si dietë për pacientë, të cilët kanë nevojë të humbin peshë para se t’i nënshtrohen operacionit. Se a është e vërtetë ose jo nuk e dimë, por kushdo që e ka shpikur këtë dietë, një gjë është e sigurt, përfundimisht jep rezultate. Gjatë aplikimit të kësaj diete nuk do të jeni të molisur, të lodhur dhe të rraskapitur, nuk do të ndieni marramendje, nervozë dhe rritim. Do të humbisni mes 7 dhe 15 kilogramëve brenda 15 ditëve.

Dieta VMA nënkupton shmangien e sheqerit, të alkoolit, por edhe ëmbëltuesve artificialë. Kripa konsumohet në sasi minimale. Është e nevojshme të pini 2 litra ujë në ditë. Mund të pini edhe limonadë dhe çaj të gjelbër. Është e rëndësishme që shujtat t’i konsumoni sipas rregullit dhe të mos i anashkaloni. Darka sugjerohet që të konsumohet para orës 20:00. Dieta VMA siguron sasi të mjaftueshme të mineraleve dhe të vitaminave, prandaj nuk kërkon konsumimin e suplementeve shtesë.

Orari i përshtatshëm: Mëngjesi pasi të zgjoheni, dreka pas 4 ose 5 orëve dhe darka pas 4 ose 5 orëve. Mëngjesi çdo ditë është i njëjti gjatë 5 ditëve: një portokall, një pjesë bukë të rreshkur integrale, një filxhan kafe ose çaj pa ëmbëltues.

Dita 1: Për drekë hamë një vezë të zier, dy lugë ajkë, një rriskë buke integrale, një portokall. Për darkë hamë një ose dy rriska bukë integrale, dy vezë të ziera, një domate dhe një trangull.

Dita 2. Për drekë një vezë e zier, dy rriska bukë, dy lugë ajkë, një portokall. Për darkë 1 rriskë bukë, 125 gramë mish i bluar viçi, një domate, një portokall.

Dita 3: Për drekë një vezë e zier, dy lugë ajkë, një trangull, një portokall. Për darkë në rriskë bukë, 125 gramë djathë, një domate.

Dita 4: një vezë e zier, dy rriska bukë, një portokall, një trangull. Për darkë 125 gramë mish viçi, një rriskë bukë, një domate.

Dita 5: 200 gramë mish viçi i zier, një rriskë bukë, një domate. Për darkë një vezë, 500 gramë perime./ZËRI