Si të bëni një gjumë më të mirë gjatë natës

Jetë December 27, 2017 - 16:59

Së bashku me konsumimin e ujit dhe të pasurit një dietë me vlera ushqyese, gjumi është një nga gjërat më të mira që mund të bëni për trupin tuaj. Më poshtë do t’ju rendisim disa këshilla për të përmirësuar gjumin dhe për të pasur disa orë relaksi të rregullta. Bëhet fjalë për një rutinë që duhet të ndiqni, për ti mundësuar trupit qetësim total në disa orë.

Nëse keni probleme me të fjeturit, ndoshta do të duhet të bëni të paktën një nga ndryshimet e mëposhtme:

1. Dëgjoni muzikë relaksuese ose tregime të shkurtra

Tregime, përrallat dhe muzika nuk janë vetëm për fëmijët. Dëgjimi i një prej tregimeve tuaja të preferuara, ose muzikës relaksuese mund t’ju largojë nga streset e ditës dhe të ndihmojë në përmirësimin e gjumit. Ekspertët thonë se po të shkarkoni një nga librat tuaj të preferuar, ose një që njihni mirë, si një libër audio dhe ta dëgjoni atë përpara fjetjes, kjo do të jetë një terapi më vete.

2. shkoni të flini në të njëjtin orar 

Është shumë e rëndësishme të flini në një orar fiks. Të mos paturit një orar të tillë krijon probleme me gjumin.

3. Praktikoni një rutinë të caktuar

Krijoni një ritual për trupit tuaj para se të shkoni për të fjetur. Të bërit një dush për relaksimin e muskujve apo të lexuarit një libër, nuk duhet konsideruar si një rutinë e zakonshme. Ajo që rekomandohet është të shmangni televizorët dhe pajisjet elektronike. Disa studime thonë se të qëndruarit me orë të tëra para ekranit mund të pengojë gjumin.

4. Ndaloni së piri duhan

Pirja e duhanit pengon gjumin tuaj. Nikotina është një nxitës, kështu që do t’ ju duhet të ndaloni nëse vuani nga gjumi i çrregullt apo pagjumësia.

5. Thuaji “jo” alkoolit dhe kafeinës

Kafeina dhe alkooli janë dy gjëra pa të cilat nuk bëni dot? Epo do t’ju duhet të ndaleni! Siç e dini, kafeina ju mban zgjuar, ndërsa alkooli ju shkatërron totalisht orarin tuaj biologjik. Nëse doni të mos vuani, mundohuni ti eliminoni në sasi dhe ti konsumoni vetëm për raste.