Bolt shënon dy golat e parë si profesionist, i pari është super gol
Futboll
October 12, 2018 - 14:05
DETAJET
Usain Bolt ka shënuar golat e parë me skuadrën e tij, Central Coast Mariners, dhe tani shpreson të nënshkruajë kontratë me klubin.
Tetë herë fituesi i medaljes së artë olimpike startoi për Mariners kundër Macarthur South West United sot, me lojtarët e Mike Mulvey që arritën fitore bindëse, transmeton Insporti.com
Ai finalizoi me të majtën në pjesën e parë dhe shënoi edhe një gol pas golave të Ross McCormack dhe Jordan Murray , duke i dhënë vulë fitores së Mariners.
Mariners të dielën do të luajë kundër Brisbane Roar, dhe kanë mbetur edhe pak ditë për t’u kuptuar nëse Bolt do të nënshkruajë kontratë profesionale.