Lojtari i Barcelonës ia thyen hundët këngëtarit të njohur

Lojtari i Barcelonës ia thyen hundët këngëtarit të njohur

Futboll tetor 11, 2018 - 11:20

Lojtari i Barcelonës, i huazuar këtë stinor te Basaksehir për këtë stinor, Arda Turan, ka qenë pjesë e një përleshjeje të mërkurën në Stamboll, ku ia theu hundën e Berkayt, këngëtar i famshëm.

Sipas raporteve nga mediat lokale, grindja ndodhi pasi Turani iu afrua gruas së këngëtarit, transmeton Gazeta Express.

Më pas, Berkay u ballafaqua ballë për ballë me Ardan, dhe pastaj filluan përleshjen.

Lojtari turk menjëherë ia theu hundën, dhe pas kësaj këngëtari u dërgua në spital ku edhe u operua.

Mirëpo, konflikti nuk përfundoi aty, pasi Arda shkoi në spital dhe i kërkoi gruas së këngëtarit që ta qëllojë atë me armë.

Ndërkohë, Arda Turani e mohoi këtë pastaj në rrjetin e tij social.