Federata e Zvicrës e uron Shaqirin me një fotografi speciale

Federata e Zvicrës e uron Shaqirin me një fotografi speciale

Futboll tetor 10, 2018 - 18:51

Futbollisti nga Kosova i Përfaqësueses së Zvicrës dhe Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, sot e ka festuar ditëlindjen e 27-të, raporton Insporti.com.

Futbollisti i lindur në Zhegër të Gjilanit ka marrë urime të shumta.

Urimin më të veçantë, Shaqiri ka marrë nga Federata e Futbollit të Zvicrës në rrjetin social Twitter.

Kjo federatë, ka zgjedhur dy fotografi nga ndeshja e botërorit Zvicër 2:1 Serbi, për t’i uruar ditëlindjen Shaqirit.Shaqiri në atë ndeshje pati realizuar gol në minutën e 90-të për fitoren e Zvicrës me shifrat 2:1 dhe pati festuar me shqiponjë.

Image