Fotoja e Ronaldos që është bërë virale

Fotoja e Ronaldos që është bërë virale

Futboll tetor 09, 2018 - 15:31

Familja e Cristiano Ronaldos ka thyer heshtjen rreth akuzave për dhunim kundër futbollistit, duke publikuar fotografi të Cristianos në kostum të Super-Man.

Nëna e sulmuesit të Juventusit, Dolores dhe motra Katia, që të dyja shpërndanë fotografi të Ronaldos në kostum të Super-Man.

Ato i shtuan edhe një përshkrim fotos, që thotë:

“Dua të shoh se kush ka guxim ta vendosë këtë fotografi si fotografi të profilit për një javë dhe për ta mbështetur atë... për Portugalinë, për të, për neve dhe për drejtësi. Ai e meriton këtë”.

Fotografia e Ronaldos kishte edhe hashtage në gjuhën portugeze, transmeton Gazeta Express. Ish-lojtari i Real Madrid po përballet me hetime të reja nga policia amerikane, pas pretendimeve të Kathryn Mayorga se ai e ka dhunuar atë në një hotel në Las Vegas më 2009.

Image