Revoltohen qytetarët, thyejnë dyert e pikave ku po shiten biletat për Kosovën

Revoltohen qytetarët, thyejnë dyert e pikave ku po shiten biletat për Kosovën

Futboll tetor 08, 2018 - 18:19
DETAJET

Ka nisur shitja e biletave për lojën në mes Kosovës dhe Maltës.

Mirëpo po ndodhë diçka e pazakontë. Qytetarët ka orë që po presin për të blerë bileta, ndërsa nuk shihet ndonjë organizim i mirë në pikat shitëse.

Në dy pikat kryesore atë në Dardani dhe Pejton janë shënuar edhe incidente, derisa qytetarët e revoltuar kanë thyer dyert duke mos pas durim.

Indeksonline mëson se në vendin e ngjarjes është edhe Policia e Kosovës.