LDK-ja, e treta nga partitë për shpenzimet më të mëdha në tremujorin e fundit
Foto: Laura Hasani

LDK-ja, e treta nga partitë për shpenzimet më të mëdha në tremujorin e fundit

Ekonomia October 27, 2026 - 11:18

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) përgjatë tremujorit korrik-shtator ka shpenzuar 163.644 euro.

Kjo u bë e ditur nga publikimi i raporteve të shpenzimeve të tremujorit (korrik – shtator 2026) të subjekteve politike, të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nga ana e KQZ-së.

Raportet tremujore, që përfshijnë periudhën korrik-shtator 2026, mund të gjenden në uebfaqen e KQZ-së në vegëzën direkte: https://kqz-ks.org/raportet-financiare-tremujore/.