Çmimet e banesave në Kosovë rriten për 7,3 për qind
Ekonomia
September 02, 2026 - 15:32
Çmimet e pronave të banimit në Kosovë kanë shënuar rritje të ndjeshme gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026.
Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), Indeksi i Çmimeve të Pronave të Banimit (IÇPB) është rritur për 7,3 për qind në TM2 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, transmeton Zeri.info.
Ndërkohë, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2026, çmimet e pronave të banimit janë rritur për 1,3 për qind.
Në rajonin e Prishtinës çmimet e pronave të banimit u rritën për 4,1 për qind në TM2 2026, krahasuar me TM2 2025.
Ndërkaq, në rajonet e tjera të Kosovës rritja ishte edhe më e lartë, duke arritur në 12,8 për qind, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraprak. /Zëri